20:33 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pëson krizë epileptike, policia italiane i shpëton jetën 15-vjeçarit shqiptar

Gjatë zbarkimit në Bari të 2 mijë pasagjerëve nga Durrësi, një djalë 15-vjeçar shqiptar pësoi një krizë epileptike.

Në atë moment, policët dëgjojnë ulërimat e nënës së tij dhe japin ndihmën e nevojshme.


Krizat epileptike shoqërohen me dridhje të trupit dhe bllokim të frymëmarrjes, por dy personat e policisë bënë të mundur hapjen e gojës së djalit dhe nxjerrjen e gjuhës që të pengonin mbytjen e tij.

Më pas mbrritën doktorët duke ndërhyrë dhe sjellë djalin në gjendje normale.