10:30 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pëson lëndime trupore duke tentuar t’i shmanget një tentim-grabitje

Një qytetar ka raportuar një rast të tentim-grabitjes në Prishtinë.

I njëjti ka deklaruar se një person i panjohur ka tentuar t’ia grabisë gjërat që kishte me vete, transmeton Indeksonline.

Gjatë tentimit për t’iu shmangur sulmit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Rasti po vazhdon të hetohet./Indeksonline/