08:04 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Peter Crouch dhuron ”show” në një klub nate në Ibiza me lëvizjet e tij të çuditshme (Video)

Ne mendojmë se ju e kujtoni rastin kur Peter Crouch dhe gruaja e tij, Abbey Clancy ishin në një klub nate në Ibiza para dy vitesh, dhe sulmuesi anglez u sfidua me një mënyrë vallëzimi, të cilin e pranoi.

Crouch është i njohur për lëvizjet e pazakonta në vallëzim. Kur ai ishte duke luajtur për Anglinë dhe shënoi gol, ai festoi si ”robot”, vallëzim i njohur që nga viti 1980, transmeton IndeksOnline.

Por, ai nuk i shfaqë aftësitë e tij vetëm në fushën e lojës. Me Clancyn në supe, dikush e sfidoi anëtarin e Stoke Cityt të jepte ”show” në një klub nate. Crouch pranoi dhe i befasoi të gjithë me lëvizjet e mahnitshme.

Kjo nuk është hera e parë. Shikojeni videon e mëposhtme, ku Crouch shihet duke vallëzuar në një festival më herët këtë vit.

Crouch është bërë një legjendë tani në futbollin anglez.

Ai ka pasur sukses pothuajse në çdo klub kuka luajtur. Crouch është tani në Championship me Stoke Cityn, skuadër e cila është dëbuar në këtë divizion nga Premier League sezonin e kaluar./IndeksOnline/