75 Mall Live Search
21:35 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Petkoviq: Kosova nuk ka nevojë për ushtri, ka KFOR-in

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq e ka quajtur provokim të autoriteteve kosovare çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai për mediat serbe ka thënë se zyrtarët kosovar po dëshirojnë të formojnë ushtrinë duke shmangur ndryshimet kushtetuese.

Derisa ka theksuar se pse Kosova duhet të këtë ushtri kur ka KFOR-in, transmeton Indeksonline.

“Shqiptarët ka kohë që janë duke u përpjekur për ta formuar ushtrinë e Kosovës që do të jetë multietnike. Lista serbe e ka bërë të qartë se nuk duan të marrin pjesë në formimin e ushtrisë. Pse duhet të ketë ushtri të Kosovës atje kur tashmë ka KFOR-in, përveç se të veprojë në mënyrë armiqësore ndaj popullit serb”, ka thënë Petkoviç.

Kujtojmë se në agjendën e kuvendit për javën e ardhshme, ndër pikat e rëndit të ditës është projektligji për ushtrinë./Indeksonline/

Temat: