11:15 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Petr Cech, futbollisti me më shumë gabime në top-pesë ligat

Petr Cech është konsideruar si njëri ndër portierët më të mirë në futboll viteve të fundit, shkruan indeksonline.

Mirëpo këtë vit, sikurse edhe klubi i tij, çeku e ka humbur shkëlqimin që kishte dikur.

Në sezonin 2017/18 ai ka bërë gjashtë gabime që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në golin e kundërshtarit.

Kjo shifër është më e madhja e një futbollisti në top pesë ligat evropiane. /IndeksOnline/