23:52 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Petr Cech ndryshon sport, nënshkruan me skuadrën profesionale

Petr Cech ka filluar një aventurë të re mahnitëse sportive pasi nënshkroi për klubin e Hokej në akull, Guildford Phoenix deri në fund të sezonit.

Ish-portieri i Chelseas dhe Arsenalit ka lënë fushën e futbollit për sheshin e patinazhit në akull, shkruan Indeksonline.

37-vjeçari do të luajë si një mbrojtës për klubin gjysmë profesionist për pjesën e mbetur të sezonit dhe ai është “i kënaqur” për të luajtur për ekipin me qendër në Surrey.

“Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj me Pheonix për të marrë përvojën e ndeshjes,” tha ai.

“Shpresoj se mund ta ndihmoj këtë ekip të ri për të arritur qëllimet e tyre për sezonin dhe të përpiqem të fitoj sa më shumë ndeshje, kur të kem fatin të luaj.

“Pas 20 viteve të futbollit profesional, kjo do të jetë një përvojë e mrekullueshme për mua për të luajtur lojën që kam dashur ta shikoj dhe të luaj si fëmijë”. /IndeksOnline/