Petroviq kërkon zbardhjen e vrasjes: “Ivanoviqi ishte më i miri në veri” (Video/foto)
Slobodan Petroviq, kryetar i Partisë Liberale të Pavarur (SLS) ka kërkuar nga autoritetet e sigurisë që të ndriçojnë sa më parë aktin kriminal të ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të vendit.
“Kërkoj nga institucionet kosovare dhe ato ndërkombëtare që kanë mandatin për të siguruar jetën e qytetarëve që sa më shpejtë të kapin autorin e vrasjes dhe t’i identifikojnë porositësit”, ka thënë Petroviq, raporton Indeksonline.
Ai thotë se Ivanoviq ka qenë më i miri prej të gjithë serbëve në veri.
“Jam thellësisht i dëshpëruar për këtë akt kriminal që ka ndodhur, kanë vrarë njeriun më të mirë tonin, ai ishte më i miri prej nesh”, ka deklaruar kryetar i Partisë Liberale të Pavarur./Indeksonline/