20:03 / E Premte, 09 Qershor 2023 / Gj. Sh

Phil Neville rikthehet në postin e trajnerit, i bashkohet kësaj kombëtareje

Disa ditë pasi u shkarkua si trajner i Inter Miami, Phil Neville është rikthyer në detyrë.

Ish-futbollisti i Manchester United, i është bashkuar kombëtares së Kanadasë, shkruan IndeksOnline.

Neville do të jetë ndihmës trajner i John Herdman.

Së bashku më të stafit të trajnerëve të Kandasë i është bashkuar edhe Richard Shaë.

Zyrtarizimi i tyre ka ardhur në prag të ndeshjes gjysmëfinales së Ligës së Kombeve të CONCACAF kundër Panamasë, e cila zhvillohet më 15 qershor.

Ata do të punojnë si trajnerë pozicionesh dhe njësive me qëllim që të ndihmojnë Kanadanë të fitojnë trofeun e parë në më shumë se dy dekada.

Nëse ata mundin Panamanë,në finale do të përballen me SHBA-në ose Meksikën./IndeksOnline/