10:13 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Philadelphia “surprizon” Bostonin, fitojnë Cleveland e Houston

Pa Kyrie Irving mbi parket Boston Celtics nuk është e njëjta skuadër, pasi ish lojtari i Cleveland ka një peshë shumë të madhe te skuadra më e titulluar e NBA. Në mungesë të yllit të tyre Celtics pësuan humbjen e dytë radhazi në shtëpi pasi u mposhtën nga Philadelphia 76ers në TD Garden me rezultatin 89-80.

Vijon forma e mirë e skuadrës nga Pensylvania me 76-ers që morën fitoren e 6-t në 7 ndeshjet e fundit duke u ngjitur në vendin e 8-të të Konferencës së Lindjes, pozicioni i fundit që të kualifikon në play-off. Thjeshtë fantastik zgjedhja e tretë e draftit të vitit 2014. Kamerunasi Joel Embiid është ylli ku varen të gjitha shpresat e Philadelphias në këtë sezon. Me 26 pikë 16 rebound dhe 6 asiste Embiid ishte ai që udhëhoqi 76-ers drejt suksesit të 21-të sezonal.

Pas 4 humbjeve radhazi bëri autokritikë Cleveland Cavaliers. Skuadra nga Ohio u rikthye te fitorja pasi mposhti me shumë vështirësi në Quicken Loans Arena, Orlando Magic me shifrat 104-103. I kthyer në dispozicion të trajnerit Tyron Lue pas një dëmtimi të gjatë tashmë Isaiah Thomas po arrin formën e tij optimale. Ndaj Orlandos ish lojtari i Bostonit ishte më i miri mbi parket për Cavaliers pasi koleksionoi në total 21 pikë 4 asiste ndërsa rikuperoi edhe 3 topa poshtë tabelës. Ndërkohë mbreti James shtoi 16 pikë në fitoren numër 27 gjatë këtij sezoni të Clevelandit.

Gjithçka e lehtë për Houston Rockets. Eric Gordon autori i 30 pikëve ishte heroi i skuadrës teksane në suksesin e thellë 116-98 ndaj Minnesota Timberëolves. Në një ndeshje ku James Harden u bllokua nga mbrojtja e skuadrës mike, diferencën e bëri klasi i Gordon ndërkohë që në krahun tjetër Minnesottas nuk i mjaftuan 45 pikët e realizuara nga dyshja Butler-Toëns. Mori fitoren e 2-të radhazi Portland Trail Blazers që me një Damian Lillard në superformë kaloi pa vështirësi 100-86 Indiana Pacers që vinte në këtë ndeshje pas 3 sukseseve rresht. Falë 26 pikëve të realizuara nga Lillard, Portland hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt kualifikimit në play-off.