22:13 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Piatek merr numrin e “mallkuar’ për sezonin e ardhshëm

Krzysztof Piątek ka qenë golashënuesi më i mirë i Milanit në sezonin e fundit edhe pse luajti vetëm nga janari.

Polaku realizoi 11 gola me fanellën kuq e zi pas transferimit nga Genoa.

Nga sezoni i ri, Piatek do të mbaj fanellën me numër 9, shkruan Indeksonline.

Që nga largimi i Inzaghit ky numër ka qenë i mallkuar për futbollistët që e kanë mbajtur.

Pato, Destro, Matri, Torres, Luis Adriano, Silva dhe Higuain dështuan të tregojnë vetën me numrin 9 në fanellë.

Tashmë është radha e polakut që ndoshta ta thyej këtë mallkim 10 vjeçar. /IndeksOnline/