11:08 / E Premte, 30 Qershor 2023 / B O

Pica 18 €, parkimi 40 €, pushuesit ankohen për çmimet tejet të larta në Kroaci

Nga 1 janari 2023, Kroacia nuk e ka më si monedhë kunën, por euron. Ky ndërrin i monedhës duket se ka reflektuar fuqishën edhe në shtrenjtimin e çmimeve në bregdetin kroat.

Madje së fundi gazeta austriake “Austrian Kronen Zeitung” botoi një artikull që trajton çmimet në Kroaci.

Ata shkruajnë se Kroacia nuk është më një destinacion i lirë veror dhe e lidhin gjithçka me futjen e euros, shkruan Indeksonline.

“Gjalpi për 4.5 euro në market, pica për 18 euro dhe parkimi për 40 euro, ajo që tingëllon si një pushim luksoz në Zvicrën e shtrenjtë, po ndodh në të vërtetë në një vend pushimesh ku çmimet deri vonë ishin të lira. Në Kroaci, çmimet janë rritur në qiell që nga futja e euros”, shkruan gazeta austriake.

Turistët i ka bërë të lumtur kufiri i hapur dhe heqja e kontrolleve kufitare, por kur po arrijnë në Kroaci shumë turistë po befasohen me çmimet e larta.

“Një biftek mesatar kushton 38 euro” ka thënë një turist austriak duke folur për çmimet në Kroaci./Indeksonline/