75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pickford përdorë shishen e ujit me emra në rast të penaltive

Jordan Pickford shkroi taktikat e penaltive në shishen e tij të ujit, në rast eventual nëse ai do të përballej me to në ndeshjën Angli – SHBA, ndeshje të cilën “Tre Luanët” e fituan me rezultat 3-0.

Portieri i Evertonit kishte të shënuar drejtimet në të cilat cdo lojtar amerikan ka gjasa të gjuajë, nëse ata vec do të kishin ndonjë të tillë gjatë ndeshjes.

Cdo gjuajtës potencial u renditë në listë me ‘majtas, ‘djathtas, ose ‘reago’ të shkruar pranë emrit të tyre.

“Reago” u shkrua afër emrit të Christian Pulisic, e që me sa duket do të thotë se sulmuesi i Dortmundit është më i paparashikueshëm se sa shokët e tij dhe nuk mund të ‘lexohet’. /IndeksOnline/