10:16 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Penaltitë pritet të ndryshojnë, lajm pozitiv për portierët

Siç e dimë të gjithë, penaltitë janë një pjesë e rëndësishme në lojën e futbollit.

Aq sa është përgjegjësi e madhe, disa lojtarë e marrin më me argëtim këtë detyrë.

Ndërsa standardi i pritjeve të portierëve përmirësohet, gjithnjë e më shumë lojtarë po përpiqen të dalin me mënyra inovative për të fituar një avantazh nga pika e bardhë.

Për shembull, Paul Pogba përdor një sërë hapash të shkurtër, me shpresën se portieri kundërshtar lëviz para se të godasë topin.

Megjithatë, nuk funksionon gjithmonë. Mesfushori francez bëri 26 hapa të vegjël përpara se të godiste një penallti kundër Everton javën e kaluar. Pickford mbrojti penaltinë, mirëpo Pogba shënoi pasi topi iu kthye sërish me fat në këmbë.

Kthimi i topit mbrapsht janë pjesë përbërëse e procesit të penaltive, por kjo mund të ndryshoj së shpejti, transmeton IndeksOnline.

Sipas ‘The Telegraph’, Bordi Ndërkombëtar i FA (Ifab) po konsideron ndryshimin e mënyrës se si goditen penaltitë.

Dhe një propozim mjaft i çuditshëm që pritet të debatohet, përfshin heqjen e këtij rregulli.

Kjo është e drejtë: Ifab po konsideron t’i bëjë penalltitë vetëm “një e shtënë”, që do të thotë se nuk do të ketë goditje sërish nëse topi kthehet në lojë.

Topi do të konsiderohej “i vdekur” sapo portieri e pret penalltinë. Rregulli do të dizajnohet për të ndalur problemin e shkeljes së kufijve nga lojtarët.

Temat: