16:42 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Pikëllimi i familjarëve të Trenës sot në varrim (Foto/Video)

Është duke u bërë ceremonia e varrimit të pjesëtarit të policisë, Armend Trena i cili u gjend pa shenja jete në lumin Lepenc.

Trena bashkë me kolegun e tij, Malësor Dashi ishte zhdukur që nga e shtuna  e 28 prillit, ku si pasojë e një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit, vetura e tyre kishte përfunduar në lum.

Për dhjetë ditë me radhë, Trena është kërkuar nga zhytës të shumtë të Policisë, FSK-së, Emergjencave dhe qytetarëve të ndryshëm të vendit.

Ndërkohë sigurisht ata që më së shumti sot ndjejnë dhimbje për humbjen e Trenës janë familjarët, të cilët po qëndrojnë pranë varrit të tij.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi të familjarëve në këtë ditë varrimi./Indeksonline/