17:13 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

“Piktori” i LDK-së, gjatë punës në komision portretizon një vajzë (Video)

Të gjithë e njohin për deputet, por jo edhe për ‘piktor’. Arben Gashi deputet i LDK-së ka edhe një ‘talent’ të pazbuluar.

Gashi, i cili është anëtar i Komisionit për Legjislacion gjatë tërë kohës që ka qenë në mbledhje të komisionit është parë duke shkruar mbi një letër që kishte përpara. Rezultati i këtyre del të jetë portreti i një femre.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni po diskutohej për Ligjin për Presidentin.