23:55 / E Premte, 05 Maj 2023 / Gj. Sh

Pioli: Ndaj Lazios nuk na duhen gabimet

Milan do të ndeshet ndaj Lazios në fundjavë, një sfidë tepër e rëndësishme për pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe kuqezinjtë aktualisht ndodhen jashtë saj.

Në prag të kësaj ndeshje, Pioli ka folur në konferencën për shtyp duke prekur disa çështje.

“Është një titull për një ekip shumë të fortë, i cili meriton komplimente. Një fitore e merituar, urime për të gjithë klubin, Spallettin dhe lojtarët. Festimet na kujtuan atë që ndodhi vitin e kaluar, shpresojmë ta përsërisim së shpejti.https://secure-ds.serving-sys.com/resources/PROD/html5/104104/20230116/1076900361/76598055797805423/300×250.html?v=_2_163_1_0&n=1&sHost=secure-ds.serving-sys.com

Skuadra është e vetëdijshme për mundësitë që ka shpërdoruar, dhe e dimë që nuk duhet të bëjmë më gabime. Është një ndeshje jashtë ose brenda Championsit. Duhet të bëjmë shumë pikë nga tani e tutje dhe sfida ndaj Lazios është një ndeshje shumë e rëndësishme.

E di pse bëj shpesh zgjedhje të ndryshme. Nuk ka Milan 1 dhe Milan 2. Barazimet kanë ardhur me tipe të ndryshme formacioni, ndërsa paraqitjet e mira nuk kanë munguar kurrë. Ka munguar vetëm rezultati pozitiv dhe duhet të bëjmë shumë më mirë te kjo pikëpamje.”