08:06 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

Pioli sot shkarkohet nga pozita e trajnerit te AC Milan

Skuadra e AC Milan sot pritet të mbetët pa trajnerin, Stefano Pioli.

Kryesia e klubit “kuqezi” tashmë ka vendosur dhe Pioli do të shkarkohet nga pozita e trajnerit, shkruan Indeksonline

Gazetari, Fabrizio Romano raporton se Pioli sot përshëndetet me skuadrën që e bëri kampion në sezonin 21/22.

58-vjeçari ishte emëruar në krye të Milanit gjatë vitit 2019, kurse kontrata e tij skadon në vitin 2025 – megjithatë sot është dita e fundit si trajner “kuqezi”.

Pioli gjatë karrierës së tij ka qenë trajner i shumë skuadrave në Itali, përfshi këtu: Interin, Fiorentinan, Lazion, Bolognan, Palermon, Chievo Veronan dhe Sassuolon./Indeksonline/