16:51 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pique pranë blerjes së nje ekipi të futbollit

Gerard Pique ka filluar të mendojë për pensionimin pas futbollit. Mbrojtësi i famshëm spanjoll ka në plan që pasi të përfundojë karrierën, të investojë në blerjen e një ekipi të futbollit.

“Jam duke punuar në dy projekte për jetën time. E para është blerja e një ekipi të futbollit. Jam në bisedime, por tani nuk mund të zbuloj më shumë. Projektin tjetër nuk do ta tregoi tani. Dua të blej një ekip dhe të krijoj një garë të re në jetën time” ka thënë mbrojtësi katalonas.

Pique është 31 vjeçar, ndërsa Sport mëson se ai do të jetë te Barcelona deri në vitin 2020./Indeksonline/

Temat: