”Milioneri” Pique kompleton blerjen e skuadrës amatore
Sipas gazetarit të Diari d’Andorra, Ivan Alvarez, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique e ka blerë klubin amator, FC Andorra, përmes kompanisë së tij, Kosmos Group.
Ndryshimet e fundit në rregullore ia kanë mundësuar Piques që ta blejë këtë klub dhe ta ri-konstruktojë atë me qëllimin e vetëm – për ta inkuadruar në divizionet më të larta të futbollit spanjoll.
Tashmë, ëndërra e Piques është realizuar pasi mbrojtësi më parë kishte deklaruar se e ka synim që ta blejë një klub futbolli, transmeton IndeksOnline.
Piqué compra l’Andorra per dur-lo al futbol professional @3gerardpique @fcandorra https://t.co/T41Z3XvztC pic.twitter.com/nVBR3beu5x
— Diari d’Andorra (@diariandorra) December 12, 2018
Klubi i futbollit, Andorra është themeluar në vitin 1942 dhe aktualisht luan në kampionatin regjional, Primera Catalana, e cila bën pjesë në kategorinë e pestë.
Skuadra në fjalë e ka fituar Copa Catalunya në vitin 1994 dhe i ka shijuar disa sezone në divizionin e tretë të Spanjës, 2B.
Përndryshe, për të ardhmen, Pique është përmendur shpesh edhe për postin e presidentit në klubin, ku ai aktualisht luan, Barcelona./IndeksOnline/
