08:03 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Pique zbulon “skandalin”: Te Barca kemi një grup në WhatsApp, shefi jam unë!

Mbrëmë ishte ndeja lamtumirëse e Barcelonës për Andres Iniestan.

Për ta bërë më interesante këtë natë të hidhur për skuadrën katalonase, Gerard Pique mori fjalën duke treguar disa sekrete.

Një nga to ishte konfirmimi se lojtarët e Barcelonës e kanë një grup që e përdorin në WhatsApp.””Ne kemi një grup WhatsApp, Valverde nuk është këtu.

Zakonisht flasim për oraret, por tregojmë edhe gjëra qesharake. Grupi përfshir edhe një anëtar të stafit stërvitor sepse ai është sikur të jetë lojtar me ne.

Administratori i grupit jam unë. E rëndësishme që e kemi këtë grup është sidomos për t’i kujtuar orarin Dembeles sepse ai gjithmonë vjen vonë” ka thënë në humor Pique./Indeksonline/