09:23 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / C E

Pirlo: Kemi mungesë të lojtarëve, do t’u kthehemi rezultateve

Andrea Pirlo nuk bën asnjë dramë pas disfatës kundër Barcelonas, në Torino këtë mbrëmje.

Trajneri i Juventusit ka thënë se ka mungesë të lojtarëve dhe pasi të kthehen të gjithë do të bëjë lojën e tij.

 “Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ata janë më përpara në rrugën e tyre, kanë lojtarë më të mësuar në këto ndeshje, ndërsa ne jemi në ndërtim e sipër. Ne e dinim se po luanim këtë lloj ndeshjeje, kjo do të na ndihmojë të rritemi”, ka thënë Pirlo pas ndeshjes.

Po, është gjithmonë koha për rezultate. Shpresoj që së shpejti të kemi edhe lojtarët e tjerë, tani jemi pak dhe nuk kam zgjidhje tjetër. Ata që luajnë duhet të qëndrojnë 90 minuta kështu që është e vështirë të luhen ndeshje të ngushta”, tha ndër të tjera trajneri i Juventusit pas ndeshjes. /IndeksOnline/