Pjesa e mbetur e vitit 2018 është ”ëndërr” për adhuruesit e boksit dhe UFC-s
Kampionët e boksit dhe të UFC-s priten të zhvillojnë disa duele të mëdha prej muajit shtator deri në muajin dhjetor.
McGregor, i cili pritet ta zhvillojë duelin e parë në Octagon që nga viti 2016, do të përballet me Khabib Nurmagomedov për titullin e peshave të lehta në UFC.
I pamposhturi nga Dagestani, pra do ta mbrojë titullin kampion përballë të famshit, McGregor.
Nurmagomedov – McGregor nuk është e vetmja sfidë brilliante e UFC për këtë vit.
Në shtator nga Dallasi, Texasi, Darren Till i Liverpoolit do ta ketë përballjen e tij të parë në UFC ”Gold”, përballë mbretit të peshave të lehta, Tyron Woodley në UFC 228.
Ndërkohë, dyshja që sfiduan njëri-tjetrin në një barazim madhor në vitin 2017, Saul Alvarez dhe Gennady Golovkin mund të përballen më 16 shtator.
Anthony Joshua, ndërkohë do të tentojë ta mbrojë titullin e kampionit botëror në peshat e rënda përballë veteranit rus të rrezikshëm, Alexander Povetkin në ”Wembley Stadium” më 22 shtator.
Më pas, George Groves do të përballet me të pamposhturin, Callum Smith në një super finale të kategorisë së peshave mesatare në Arabinë Saudite.
? @CallumSmith23 working on bodyshots, in slow-mo!! ??#WorkoutWednesday #GrovesSmith ? #AliTrophy pic.twitter.com/WbaqF04Mf1
— World Boxing Super Series (@WBSuperSeries) August 1, 2018
Pa harruar kemi edhe sfidat si Danny Garcia vs. Shawn Porter, Billy Joe Saunders vs. Demetrius Andrade dhe Dustin Poirier vs. Nate Diaz.
Për fund, edhe Tyson Fury pritet të përballet me kampionin e WBC, Deontay Wilder në dhjetor në Vegas./IndeksOnline/