19:43 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Pjesa e parë: Bayerni po e shkatërron Plzen

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Bayern Munichut dhe Plzen, ku nikoqirët hyjnë drejt zhveshtores në epërsi prej tre golave.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munich nuk ka lejuar që të ketë befasi ndaj Plzen, ndaj të cilit po udhëheq me shifrat 3:0, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Leroy Sane, i cili shënon në minutën e 7’ për 1:0, kurse epërsinë e gjigantit gjerman në 2:0 e thelloi Serge Gnabry në minutën e 13’.

Bayerni nuk u ndal me kaq, ku e gjeti edhe golin e tretë të ndeshjes përmes sulmuesit Sadio Mane.

Mane shënon në minutën e 21’ për 3:0, gol ky i cili ishte i fundit në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje.

Pjesa e parë, 3:0 në favor të Bayernit.