13:59 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / LB

Pjesa e parë: Dukagjini në epërsi, dy gola mes Malishevës e Prishtinës

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Liman Gegaj” janë shënuar dy gola, ku Malisheva po barazon 1:1 me Prishtinën, raporton KosovaPress.

Golashënues për vendasit ishte Drilon Hazrollaj në minutën e 3’, kurse rezultatin për Prishtinën e barazoi Endrit Krasniqi nga penalltia në minutën e 20’.

Ndërkaq, pjesën e parë në epërsi e mbyll skuadra e Dukagjinit, e cila po udhëheq si mysafire me rezultat 1:0 kundër Drenicës falë golit të shënuar nga Altin Merlaku në minutën e 20’ të ndeshjes.

Në anën tjetër, vetëm në ndeshjen mes Ferizaj dhe Trepçës ’89 ende nuk është gjetur goli, ku të dy skuadrat po barazojnë 0:0.

Pjesa e parë:

Malisheva 1:1 Prishtina

Drenica 0:1 Dukagjini

Ferizaj 0:0 Trepça ‘89