21:22 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pjesa e parë: Peja po e “shkel” Yllin

Peja është në avantazh pas 20 minutave të parë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll.

Pejanët po mposhtin Yllin me rezultat 31:47, shkruan Indeksonline.

Çereku i parë gjithashtu përfundoi me fitore të Pejës 26:9.

Pak minuta para fundit të çerekut të dytë, suharekasit arritën të ngushtonin epërsinë deri në minus 7, por nuk mundën të vazhdonin me të njëjtin ritëm./Indeksonline/