16:02 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Pjesëtarët e EULEX-it të armatosur “deri në dhëmbë”, qëndruan 10 orë në shtëpinë e Jakup Krasniqit!

Ish- zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë.

Hiç më pak se 10 orë ka zgjatur bastisja e hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

No description available.

Pjesëtarët e EULEX-it janë parë të armatosur “deri në dhëmbë”, derisa kanë qenë në krye të detyrës që nga orët e hershme të mëngjesit, me asistencë edhe të Policisë së Kosovës.

Ish- kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është intervistuar që nga ora 6 e mëngjesit.

No description available.

Lidhur me këtë bastisje ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Sipas komunikatës së tyre, Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, “në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare”.

No description available.

Sipas tyre, njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

No description available.

IndeksOnline ka përcjellur nga afër këtë aksion, dhe do të vazhdojë t’iu mbajë të informuar edhe më tej. /IndeksOnline/  

No description available.