08:27 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pjesëtari i FSK-së i dyshuar për keqpërdorim seksual, ishte rrahur nga dy persona

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar mbrëmë nën dyshimin që ka keqpërdorur seksualisht një të mitur të moshës 15 vjeçare.

Burime të Indeksonline kanë treguar se i dyshuari është pjesëtar serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por ishte rezervist i kësaj force.

Lidhur me këtë rast është raportuar edhe mëngjesin e djeshëm, ku thuhet se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është sulmuar fizikisht më 7 shkurt nga dy persona në fshatin Mogillë të Vitisë.

Por, Prokuroria Themelore në Gjilan dje ka njoftuar se pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovë është arrestuar nën dyshimin se me datë 7 shkurt pikërisht në fshatin Mogillë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare.

Bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, pas sulmit fizik nga dy persona pjesëtari i FSK-së, kishte pranuar tretman mjekësor dhe ishte liruar për në shtëpi./Indeksonline/