09:46 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pjetër Nrecaj del sot para Gjykatës, përgjigjet për vrasjen e gruas dhe vajzës

Pjetër Nrecaj sot do të përgjigjet rreth aktakuzës për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, përkatësisht për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës.

Në orarin e gjykimeve dëgjimore tek Gjykata Themelore në Gjakovë thuhet se sot (24 tetor) do të zhvillohet seanca gjyqësore.

Seanca nis në ora 10:00, ky gjykatës do të jetë Gëzim Pozhegu.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë i akuzuari më 07.08.2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së  viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij Valbonë Marku Nrecaj dhe vajzën e tij K.N.

I akuzuari P.N ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe, ka qëlluar me armë bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.

I akuzuar P.N, akuzohet për dy vepra penale “vrasje e rendë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së./Inedksonline/

Temat: