19:45 / E Hënë, 01 Mars 2021 / AR

PK-ja e konfirmon vdekjen e policit në Pejë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një polici, sonte në Pejë, shkruan Indeksonline.

Indeksonline raportoi për këtë rast ku viktima Esat Sejfiq dyshohet se kreu vetëvrasje.

I ndjeri është gjetur i varur në objektin e Patriarkanës në Pejë. Po ashtu, mësohet se viktima është nga komuniteti boshnjak.

Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëher njesiti policor ka shkuar ne lokacion si dhe jane informuar edhe njesitet tjera relevante per te kryer procedurat tjera te nevojshme, ku pas kryerjes se ketyre procedurave do te njoftoheni per detaje tjera“, tha zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova.