12:13 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Plaçkitet banka në Çagllavicë, hajnat me kallashnikov ikin nga vendi i ngjarjes

Dy persona të armatosur kanë kryer plaçkitje në degën e bankës NLB në Çagllavicë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00 ndërsa sipas burimeve të Indeksonline shuma e plaçkitur është rreth 6 mijë euro.

Menjëherë vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të policisë të cilat po hetojnë rastin.

Në polici kanë thënë se personat në momentin e plaçkitjes kishin kallashnikov me veti.

Të dyshuarit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.

Rikujtojmë se kohët e fundit janë shtuar dukshëm rastet plaçkitjeve në banka ndërsa ato kryesisht ato po ndodhin në rajonin e Prishtinës.

Rasti i fundit ishte të premten në Podujevë, kur persona të armatosur hynë brenda terminalit doganor në Merdare për të plaçkitur një bankë./Indeksonline/