22:26 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Plaçkitet një market në Prishtinë, hajnat vjedhin të gjitha të hollat në arkë

Para pak çastesh në Prishtinë është plaçkitur një pikë e rrjetit të maketeve Maxi në Prishtinë, nga persona ende të panjohur.

Plaçkitja ka ndodhur në lokalin e ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “’Rrustem Srativci”.

Siç mëson KosovaPress, hajnat kanë arrit me i marr të gjitha të hollat që gjendeshin në arkë, derisa punëtorët ishin duke punuar.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetime.