13:07 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Plagos vetën aksidentalisht, gjatë pastrimit të shtëpisë

Policia e Kosovës bën të ditur se një femër më Prishtinë ka plagosur vetën aksidentalisht gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek.

“Viktima femër K-Shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.