22:50 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Plagoset 15 vjeçari në Podujevë, goditet nga një predhë qorre

Në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë një person është plagosur nga një predhë qorre.

Indeksonline mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00. I plagosuri ishte i moshës 15 vjecare.

Policia ka shkuar në QKMF të Podujevës, ku po trajtohej i plagosuri S.A, i cili ka deklaruar se ai është goditur nga predhë qorre derisa ishte në lëvizje.

15 vjeçari është lënduar në këmbën e djathtë dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka hetuar rastin. /Indeksonline/