11:56 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Plagoset një person në Shillovë të Gjilanit, policia kërkon të dyshuarin

Një person është plagosur me armë zjarri të dielën rreth orës 18 e 30 në fshatin Shillovë të Gjilanit, transmeton IndeksOnline.

Njësitet policore kanë dalë në vendi e ngjarës ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/