11:43 / E Premte, 29 Shtator 2023 / k.v

Plagosja e Dëfrimit/ Autori është identifikuar, policia nis kërkimin e tij

Dëfrim Kuqi, është plagosur para pak çasteve në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar lokacionin ku ka ndodhur plagosja dhe po merret me rastin. I dyshuar për këtë plagosje, sipas burimeve të IndeksOnline është Flamur Berisha i cili është shpallur në kërkim të Policisë.

Rasti është konfirmuar për IndeksOnline nga Policia Rajonale e Prishtinës.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit./IndeksOnline/