08:46 / E Hënë, 27 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Plagosja e një personi në Hajvali, policia jep detaje, përleshje mes dy familjeve

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje mes dy familjeve, ditën e djeshme në Hajvali.

Personi që dyshohet se ka kryer plagosjen është lokalizuar dhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Ai mbetet në spital nën kujdesin e policisë.

Këtij të fundit u janë sekuestruar një revole, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast dhe një karikator.

Ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka mbetur i plagosur është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

I dyshuari i tretë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

‘’ Hajvali 26.03.2023 – 16:00-16:30. Është raportuar për një përleshje në mes të dy  familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë. Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar. I dyshuari tjetër  mashkull  kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i tretë mashkull  kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet’’, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/