13:31 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Plagosja që tronditi veriun e Shqipërisë, 69-vjeçari qëllon fqinjin në prani të 4 fëmijëve

Hilë Gjini u plagos me pushkë nga fqinji i tij për motive pronësie para dy ditësh në Lezhë, ndërsa po dërgonte fëmijët në shkollë.

Dy prej fëmijëve, një nga ata me vonesë të folurit kanë qëndruar në makinë, kurse dy të tjerët me mamanë kanë bllokuar 69-vjeçarin.

Gjin Gjini i ka dalë para 43-vjeçarit, ku janë konfliktuar në sy të 4 fëmijëve të tij. Hilë Gjini në një intervistë ekskluzive gjersa ishte në spital, në emisionin “Shqipëria Live” tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë.

“Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë”, tha ai.  Kurse gazetari i asaj zone Gjergji tha se autori është person problematik dhe se policia ka qenë në shtëpinë e tij 10 herë.

“Ai është njohur si personazh problematik, s’mund të themi që është kërcënim real për banorët por që ka pasur disa probleme me fqinjët dhe policia ka qenë shumë herë në shtëpinë e tij. Ka një akuzë ndaj Gjin Gjinit për vrasje me paramendim, fakti që ndodheshin në makinë 4 fëmijë e bën situatën më keq”, tha Gjergji në  lidhje live me emisionin.

Eksperti i ftuar në studio tha se diçka qëndron pas kësaj ngjarjeje, pasi i plagosuri dukej shumë indiferent dhe nuk dha një shpjegim se çfarë kishte ndodhur apo çfarë konflikti kishte pasur.