19:11 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Plagosje në Klinë

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në qytetin e Klinës.

Disa persona janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.

Plagosja ka ndodhur në një nga lokalet e sheshit “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Sipas të dhënave nga atje, bëhet e ditur se të plagosurit janë nga komuna e Gjakovës dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar…