12:28 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Plagosje në Prishtinë

Një person është arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë, pasi që kishte plagosur një person tjetër aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” rreth orës 15:20, kurse menjëherë pas ngjarjes viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Të dyshuarit i është konfiskuar pistoleta dhe një fishek, kurse pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/