”Planet e Kosovës për një të ardhme të ndritur” – shkrimi i veçantë i FIFA-s
Kombëtarja e Kosovës ka harruar kur e ka pësuar humbjen e fundit, andaj e gjithë bota e ka kthyer vëmendjen ndaj këtij grupi të lojtarëve të rinjë e të talentuar.
Në Ligën e Kombeve, djelmoshat kosovar e nisën mjaft mirë, ku pas katër ndeshjeve, janë lider me 8 pikë në grupin 3, në Ligën D.
Suksesi i deritashëm i skuadrës së drejtuar nga Bernard Challandes, nuk i ka ikur shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA, e cila ia ka dedikuar një shkrim të veçantë ”Dardanëve”.
Në këtë shkrim, FIFA ka intervistuar edhe gardianin e portës kosovare, Samir Ujkani, transmeton IndeksOnline.
Kosova e shpalli pavarësinë para dhjetë viteve, por tetë vite më vonë, Kongresi i FIFA-s mirëpriti këtë vend të vogël në familjen botërore të futbollit.
Kosova mori pjesë edhe në fazën eliminatore të Kampionatit Botëror, ku e filloi me barazim ndaj Finlandës, megjithatë këtë fazë e përfundoi mjaft keq me humbjet nga Kroacia, Turqia, Islanda dhe Ukraina.
”Ju vetëm duhet ta mbani mend se ne nuk kishim me çfarë ta fillonim”, tha kapiteni i Kosovës dhe lojtari me më së shumti paraqitje, Samir Ujkani për FIFA.com.
”Kombëtarja jonë ka bërë punë të mrekullueshme në vitet e fundit. Stadiumi tani është më i mirë si dhe ne kemi kampionatin tonë. Tani mund të zhvillohemi me stilin tonë të lojës dhe lojtarët tanë janë duke marrë më shumë përvojë”.
”Dardanët” zhvilluan të ngriten edhe në ranglistën botërore të IFA-s, duke arritur vendin e 138-të në shtator.
Së fundmi, ata regjistruan fitoren e parë zyrtare ndaj Ishujve Faroe në ”Fadil Vokrri” si vendas, e më pas e vazhduan me barazim ndaj Azerbajxhanit e Ishujve Faroe, si dhe me fitore ndaj Maltës.
Nën urdhrat e Bernard Challandes, i cili e zëvendësoi Albert Bunjakun një vit më parë, Kosova aktualisht është lidere në Grupin D3 dhe është duke shpresuar që të inkuadrohet në Ligën C.
”Ne do të jemi shumë të lumtur me këtë, dhe unë madje mendoj se mund të futemi në top 100 (ranglistën e FIFA-s) në muajt e ardhshëm”, tha Ujkani. ”Ky është objektivi ynë kryesor. Pas kësaj, ne do të vendosim disa objektiva të reja”.
”Puna ime është që ta mbajë skuadrën në disponim. Tutje, ne duhet të vazhdojmë të punojmë si skuadër. Madje edhe kur të rinjët janë në stol, unë flas me ta dhe mundohem të krijojë atmosferë pozitive”.
?? This dipping finish by Kosovo star Milot Rashica ?#NationsLeague pic.twitter.com/A3Ao4rBjOJ
— UEFA Nations League (@UEFAEURO) October 17, 2018
”Ne jemi sikur një familje, dhe në dy apo tri vitet e ardhshme, Kosova do të arrijë shumë dhe do të mundet të shënojë suksese”.
UEFA EURO 2020 është një ëndërr, të cilën Kosova synon ta shëndrrojë në realitet.
”Më herët, tifozët tanë nuk kishim durim dhe mendonin se ne duhej t’i fitonim ndeshjet. Tani, ndaj Azerbajxhanit, disa javë më parë, ne e kemi mbajtur topin për disa minuta pavarsisht presionit të kundërshtarëve”.
”Dhe kjo ishte një mësim i mirë për skuadrën. Tani ne jemi duke u balancuar më shumë si skuadër nga mbrojtja e deri te sulmi”, shtoi kapiteni.
Me objektivat si futja në top 100, EURO 2020 e disa të tjerë, nuk ka dyshim se Kosova ka një skuadër që nuk duhet anashkaluar.
Për fund, Ujkani u pyetë nga FIFA se me cilat skuadra dëshiron të luajë në të ardhmen, dhe përgjigjja e 30-vjeçarit ishte interesante: ”Brazilin ose Argjentinën”.
”Definitivisht ne do ta donim shansin të luanim ndaj Lionel Messit, Neymar e lojtarëve të tjerë, që janë të klasit botëror”./IndeksOnline/