09:30 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Planet e Kupës së Botës: Gjashtë ndeshje në ditë, disa në shtetet fqinje

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka prezantuar planet e tij për të rritur Kupën e Katarit me 48 skuadra.

Pavarësisht se kampionati do të zgjas vetëm 28 ditë nga 21 nëntor deri me 18 dhjetor, do të duhet të luhen 80 ndeshje.

Katari nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për t’i pritur gjashtë ndeshje në ditë dhe do të duhet të kërkoj ndihmë edhe nga shtetet fqinje.

“Do të jetë shumë, shumë e vështirë për ta bërë me 48 ekipe vetëm në Katar”, ka thënë Infantino, shkruan Indeksonline.

“Unë personalisht do të isha shumë i lumtur nëse do të ndaheshin disa lojëra me disa vende në rajon dhe në dritën e rrethanave aktuale në rajon, të gjithë ne e dimë se do të isha edhe më i lumtur nëse kjo mund të ndodhte dhe futbolli mund të ndërtojë ura”.

“Ne duhet të shohim nëse mund ta përshtatim atë në orarin e tanishëm, nuk mund ta bëjmë më gjatë, 48 skuadra në të njëjtin numër ditësh”.

“Nuk është ideale, do të kërkonte ndeshje në të njëjtën kohë. Ne do të duhet ta krahasojmë atë me ndikimin pozitiv që ka kjo në ato vende që kualifikohen”.

“Dje irlandezët ishin këtu dhe po thoshin në rugby që ne as nuk duhet të kualifikoheshim për Kupën e Botës, por në futboll është e mallkuar shumë dhe nëse përfshihet edhe disa ekipe që mund të ndihmojnë”.

“Shanset mund të jenë të vogla, por ç’është e gabuar me diskutimin dhe debatin për këtë? Dhe nëse është “po” dhe të gjithë janë të lumtur atëherë fantastike”.

Arabia Saudite mund të jetë një nga përfituesit kryesorë të marrëveshjes dhe Infantino u pyet nëse mund të pretendonin një “fitore diplomatike” pas  vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

“Unë nuk e di se si do të perceptohet dhe nga kush. Ata (Katari) janë të hapur për ta përkrahur projektin”, përfundoi i pari i qeverisë së futbollist botëror. /IndeksOnline/