23:55 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

‘Plani Brexit’ – klubet e Premier Ligës tani duhet t’i kenë gjysmën e lojtarëve anglezë

Sipas një raporti eksluziv të publikuar sot nga “Times”, klubet e Premier Ligës do të jenë të detyruara që të paktën gjysma e lojtarëve të ekipit të parë të kenë lojtarë “lokalë”.

Ky është plani drastik që Federata Angleze do t’ia paraqesë 20 klubeve këtë javë brenda planit Brexit.

Masa, e cila do të zvogëlonte numrin e lojtarëve të huaj në një maksimum prej 12 lojtarësh, nuk do të jetë menjëherë e zbatueshme, por pritet të hyj në fuqi, në mënyrë që të mos ndikojnë në kontratat që janë aktualisht në fuqi. /IndeksOnline/