19:54 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Plas e qeshura në stërvitje, Rashica “e ngacmon” Vedat Muriqin

Kombëtarja jonë ka zhvilluar stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” pasi që të hënen do të luaj kundër Malit të zi.

E gjatë stërvitjeve Milot Rashica pasi që e kishte të vështirë ta ndalte Vedatin i tha atij në formë shakaje “Duhet ni traktor për me t’nal ty”, shkruan Indeksonline.

Po ashtu ndaras nga futbollistët stërviteshin dy portierët e Kosovës, Aro Muric dhe portieri i Prishtinës Visar Bekaj.

Djemtë tanë dukeshin shumë në formë në këto stërvitje dhe mjaftë në disponim, kurse dje edhe e fituan ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit me rezultatin minimal 1-0./Indeksonline/.