11:29 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Plas sherri te varrezat e dëshmorëve, përplasje fizike pas homazheve (Foto+Video)

Peplajse fizike pas homazheve të bëra në Varrezat e Dëshmoreve. Teksa nostalgjiket dhe komunistet me foto te Enverit dhe thirrje per lavdine e tij kane bere thirrje “Rrofte Enver Hoxha”, dikush mes turmes ka bërë thirrje kunder tij “Enver Hoxha te q.. r…”.

“Partise Komuniste dhe Enver Hoxhes i takon lavdia”-kanë thirrur në kor komunistët, por mes tyre kane ndërhyrë disa persona që i kanë rrembyer pankartat dhe fotot e enverit dhe i kane qelluar me to. Aty ka plasur me pas edhe dhuna.

Ndërkohë që edhe kurorat e vendosura janë rrëmbyer nga Varrezat e Deshmorëve dhe janë prishur qe te gjitha, raporton “News 24”.

Më herët, para se Meta e Rama të bënin hoamzhe, disa nostalgjikë komunistë, të cilët si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave të tjera kyçe të Luftës së Dytë Botërore.

Në njërën prej pankartave të tyre shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.