18:01 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Plas te Bayerni, përleshen në stërvitje dy yjet e skuadrës

Bayern Munchen e ka nisur ditën mbarë me zyrtarizimin e Leon Goretzkas. Por, gjatë ditës ka ndodhur një diçka që rrallë shihet tek kjo skuadër.

Dy yjet e skuadrës, James Rodriguez dhe Sebastian Rudy janë përfshirë në një përleshje në stërvitje.

Gjithçka ka ndodhur pas një ndërhyrje të ashpër të futbollistit gjerman.

Përleshja raportohet të ketë qenë më e madhe po të mos ndërhynin bashkëlojtarët për t’i ndarë ata./Indeksonline/