09:33 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Plas te Celtic, trajneri: Kemi një spiun mes nesh

Skocezët e Celtic do të presin Milanin të enjten në mbrëmje, në sfidën e parë të grupit në Europa League, por trajneri Neil Lennon nuk është aspak i qetë, pasi ka shprehur dyshimet se në organikën e 9 herë kampionëve ka një spiun.

Tekniku i bardhejeshilëve hodhi dyshimet se dikush brenda skuadrës nxjerr informacionet te mediat dhe së fundi theksoi se është spiunuar edhe formacioni e plani i tij i lojës për ndeshjen ndaj rivalëve të kryeqytetit, Rangers.

“Këto janë gjëra të neveritshme. Po bëj të pamundurën për të mbrojtur privatësinë e djemve dhe të skuadrës, por është dikush që nxjerr sekretet tona. Kemi një spiun mes nesh, të cilin do ta gjej shumë shpejt”, u shpreh Lennon.

Celtic ka fituar 9 tituj kampionë radhazi në Skoci, por të shtunën humbi derbin ndaj Rangers dhe tani e sheh veten në vendin e dytë me 4 pikë më pak se rivalët kryesorë, ndaj titulli i 10 duket i vështirë për t’u arritur.