07:21 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Playoffi në NBA/ Wizards të fortë para Indiana Pacers

Skuadra e Washington Wizards fitoi bindshëm kundë Indiana Pacers me rezultat 142 me 115. 

Basketbollisti i mbrëmjes ishte amerikani, Beal – që realizoi 25 pikë, bëri 5 kërcime dhe 4 asistime, shkruan IndeksOnline

Te Indiana paraqitje të mirë pati amerikani, Brogdon –  i cili shënoi 24 pikë, bëri 2 kërcime dhe 4 asistime. 

Kujtojmë që Wizards vijnë pas humbjes nga Boston Celtic 118 me 100. Kurse, Indiana Pacers, ndeshjen e kaluar në playoff e fituan 144 me 117 kundër Charlotte Hornets./IndeksOnline/