22:24 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Plisat në “Loro Boriçi”: Kosova t’i bashkohet nënës Shqipëri

Tifogrupi nga Prishtina “Plisat” kanë udhëtuar drejt Shkodrës për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë.

Ata kanë hapur një transparent, ku kërkojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Vitet kalojnë dhe vdekja do të arrijë, por eshtrat e mi do të kenë qetësi, vetëm kur Kosova me paqe e stuhi do t’i bashkohet nënës Shqipëri”, shkruajn Plisat.

Për momentin Shqipëria është duke u mposhtur me rezultat 4:0 në “Loro Borici” ./IndeksOnline/