12:55 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pllakë përkujtimore për Oliver Ivanoviqin në vendin ku u vra (Foto)

Në përkujtim të tij, sot është zbuluar pllaka përkujtimore e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq pikërisht në vendin ku u vra më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Në pllakën përkujtimore, së bashku me fotografinë e Ivanoviqit dhe datën e vrasjes, është shënuar edhe një citat i një prej deklaratave të tij të dhëna kohë më parë.

Disa anëtarë të familjes së Ivanoviqit, si dhe kolegë dhe miq , morën pjesë në zbulimin e kësaj pllake, raporton Radio Kim.