18:33 / E Martë, 27 Prill 2021 / A. A

Plot 15 futbollistë që agjërojnë te Arbëria sot pauzuan, por mposhtën Feronikelin në Drenas

Arbëria korri një fitore të madhe në Drenas duke mposhtur Feronikelin 0-1.

Kreshnik Bahtiri realizoi golin e vetëm në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Arbëria futet seriozisht në garë për të siguruar ekzistencën në Superligë.

Vlen të përmendet që plot 15 futbollistë të kësaj skuadre agjërojnë Ramazanin.

Megjithatë Indeksonline mëson se sot të gjithë lojtarët pauzuan nga ky rit fetar.  

/Indeksonline/